Lajme flash

Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

4 Prill 2025, 12:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Homazhe për Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti: Kam dhimbje të madhe

Sot, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit po mbahen homazhe në nder të aktores Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.

Aktorja Tinka Kurti foli shkurtimisht për media duke u shprehur se Xhepa ishte shoqe e mikeshë, e se ndjen dhimbje të madhe.

“E kisha vajzë, shoqe, e kisha mikeshë. Nuk kemi se çfarë bëjmë, unë jam më e madhe se ajo. Duhet të hesht, ka dhimbje të madhe shumë”, tha ajo.

Homazhet po mbahen në Teatrin e Operës dhe Baletit që prej orës 10:00, e pritet të përfundojnë më 13:00.

Po ndodh...