Futbollistët e basteve jashtë Kombëtares/ Ministri italian: Në fushë nuk janë vetëm për të goditur topin

15 Prill 2025, 14:53 / SPORT ALFA PRESS

Futbollistët e basteve jashtë Kombëtares/ Ministri italian:

Në fushë nuk janë vetëm për të gjuajtur topin, por përfaqësojnë italinë.

Kështu është shprehur ministri i sportit në itali për skandalin e basteve duke shtuar se lojtarët e përfshirë në këtë skemë nuk do të kenë më vend në kombëtaren e futbollit.

Ndaj futbollistëve italianë që janë përfshirë në skandalin e basteve nuk do të ketë vetëm masa nga drejtësia, por dhe penalizime në fushën e blertë.

Ministri italian për Sportin dhe Rininë, Andrea Abodi, ka deklaruar qartë qëndrimin e tij lidhur me çështjen: “Kush ka bërë baste, nuk mund të jetë më pjesë e Kombëtares.”

Në një intervistë për gazetën Il Messaggero, Abodi theksoi se fanella e Italisë nuk përfaqëson vetëm talentin teknik, por edhe sjelljen morale të futbollistëve.

“Nuk mjafton të shënosh gola – tha ai – nëse shkel rregullat shembullore, duhet të mendohet përtej dënimit.”

Ministri e konsideron grumbullimin në përfaqësuese si një shpërblim për vlerat e plota të një sportisti: “Për mua, nuk është i pranueshëm ai që është gati të bëjë gjithçka për të fituar.

Të japësh gjithçka është diçka tjetër.” Shtoi ai. Sipas Abodit, ndalimi për të luajtur me kombëtaren nuk nënkupton përjashtim nga sporti, por thjesht një mënyrë tjetër për ta jetuar atë, me më shumë përgjegjësi.

Ai shtoi se edhe kur ndodh një marrëveshje me drejtësinë, kjo duhet të shoqërohet me një reflektim për të ardhmen.

“Është pozitive – tha ai – që në këto raste parashikohet edhe një pjesë e rehabilitimit nëpërmjet shërbimeve sociale.

Këta të rinj duhet të njohin më mirë jetën.”

Prej disa ditësh mediet në itali po publikojnë rrjetën ku u futën disa prej futbollistëve në baste.

Madje pavarësisht pagave të larta disa prej tyre u futën dhe në borxhe për të përballuar situatën.

Megjithatë prokurorët kanë shtuar e nuk kanë konstatuar shitje të ndeshjeve.

 

Po ndodh...