Debati në Asamblenë e PS/ “Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama me tone të forta të tijve: Ku ishit ju kur Tirana u dogj?
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, mësohet të jetë shoqëruar me debate dhe tone të ashpra nga kryeministri Edi Rama.
News24 mëson se, gjatë fjalës së tij Rama ka kritikuar deputetët dhe drejtuesit socialistë për mungesën e mbështetjes në momentet e presionit politik dhe protestave.
“Ku ishit ju kur Tirana u dogj?”, mësohet t’u jetë drejtuar ai të pranishmëve, duke shtuar: “Më latë vetëm, menduat se mbarova!”.
Kritika ka pasur edhe për qëndrimet e socialistëve në rrjetet sociale, ndërsa Rama ka theksuar se protestat nuk janë vetëm kundër tij, por edhe kundër Partisë Socialiste.
Sipas të njëjtave burime, momenti më i tensionuar ka ardhur kur kryeministri ka folur për raportin e tij me partinë, duke deklaruar: “Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një m*t!”.
Këto deklarata të Ramës tregojnë për tensionet dhe pakënaqësitë që, sipas burimeve brenda mbledhjes, janë shfaqur gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura.
“Kur të dilni nga kjo mbledhje, s’do tregoni asgjë çfarë u fol këtu”, mësohet tu ketë thënë Rama.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

