“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

14 November 2026, 18:35 / AKTUALITET ALFA PRESS
“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë

Ajo deklaroi se nuk kishte mundur të merrte mjekimin e duhur në spitalet publike në Shqipëri dhe se ishte detyruar të udhëtonte drejt Athinës, ku kishte kryer dy ndërhyrje kirurgjikale. Sipas saj, ndihma e mjekëve grekë i kishte dhënë mundësinë të kapërcente sëmundjen.

“Po të ishte për spitalet e kryeministrit, do të kisha lënë dy fëmijë jetimë”, u shpreh gruaja, duke ngritur akuza për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë prononcimit, ajo shprehu pakënaqësinë edhe për situatën ekonomike, kostot e arsimimit të fëmijëve dhe vështirësitë për të përballuar jetesën me pagën minimale. Ajo kërkoi që vëmendja e politikës të përqendrohet te problemet e qytetarëve dhe jo te akuzat e ndërsjella mes politikanëve.

Gruaja pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkoi të largohet nga detyra, duke e akuzuar se është shkëputur nga realiteti i qytetarëve.

Në fund, ajo denoncoi edhe dhunën e pretenduar të policisë ndaj të rinjve gjatë protestave, duke përmendur rastet e adoleshentëve të lënduar dhe duke kërkuar përgjegjësi për trajtimin e tyre nga efektivët.

Po ndodh...