“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, Pandeli Majko bën deklaratën e fortë në Asamble

14 November 2026, 23:13 / POLITIKË ALFA PRESS
“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, mësohet të ketë bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, të zhvilluar këtë të shtunë.

Sipas burimeve të Gazetës Panorama, Majko ka paralajmëruar për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve filmime, në të cilat, sipas informacionit që pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko. 

Përmes kësaj deklarate, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale që të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre përpara një publikimi të mundshëm të pamjeve.

Deklarata e Majkos vjen në një moment të tensionuar për Partinë Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.

Po ndodh...