Pentagoni po shqyrton tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa! Gjermania preket më shumë

14 November 2026, 22:37 / BOTA ALFA PRESS
Pentagoni po shqyrton tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa!

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po planifikon tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa, një shifër më e ulët nga sa kishin frikë aleatët evropianë të NATO-s.

Lajmi raportohet nga Bloomberg, duke iu referuar burimeve të informuara mbi diskutimet brenda administratës amerikane.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e reduktimit të trupave do të prekë Gjermaninë, ku aktualisht është e përqendruar një pjesë e konsiderueshme e pranisë ushtarake amerikane në kontinent.

Vendet evropiane anëtare të NATO-s kishin shprehur shqetësimin se Pentagoni mund të tërhiqte deri në 25 mijë ushtarë nga rreth 80 mijë trupa amerikane të dislokuara në Evropë.

 

Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë dhe pritet të jetë vetë Donald Trump ai që do të përcaktojë numrin e trupave që do të largohen.

Lëvizja vjen në një moment tensionesh mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë, pasi Trump i ka kritikuar vazhdimisht vendet e NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane pritet të hapë debat të ri brenda NATO-s për ndarjen e përgjegjësive dhe sigurinë e Evropës.

 

Po ndodh...