Formula 1/ Verstappen: Kemi probleme, por nuk i dimë se cilat janë ato

15 Prill 2025, 14:48 / SPORT ALFA PRESS

Formula 1/ Verstappen: Kemi probleme, por nuk i dimë se cilat janë ato

Shtatë ditë pas garës së jashtëzakonshme në Japoni, ku triumfoi me Red Bull, piloti holandez Max Verstappen përjetoi një garë makthi të dielën e kaluar në Bahrein.

Ai nuk ishte në gjendje të duelonte jo vetëm për fitoren, por as për podiumin.

Vendi i gjashtë erdhi vetëm në xhiron e fundit, kur me një nga lëvizjet e tij, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 arriti të parakalojë makinën Alpine të Pierre Gasly, i cili kishte qenë përpara tij për pothuajse të gjithë garën.

“Gjithçka shkoi keq në Bahrein. Ne thjesht nuk kishim ritëm.

Gomat po nxeheshin, ekuilibri ishte i keq. Kishim edhe disa pit-stop të këqija. Bilancimi i makinës në përgjithësi ishte i keq, menaxhimi i gomave ishte mjaft i dobët”, tha Verstappen.

“Shpresojmë që të mos kemi më gara të këqija si kjo dhe të shpresojmë se mund të bëjmë shumë më mirë në garën e radhës Jedah.

Ne kemi probleme, por nuk e dimë se cilat janë realisht ato që t’i zgjidhim”, deklaroi piloti i Red Bull.