E ardhmja e Zhegrovës në dyshim, Juventusi i vendos çmimin

Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, me klubin italian që po shqyrton mundësinë e shitjes së tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga "TuttoJuve", drejtuesit e bardhezinjve janë të gatshëm të lejojnë largimin e sulmuesit të Kosovës nëse në adresë të tyre mbërrin një ofertë mes 10 dhe 15 milionë eurove.
Ky vendim i klubit vjen pas një periudhe të vështirë për 27-vjeçarin në Torino, ku ai nuk ka arritur të fitojë një rol të rëndësishëm brenda skuadrës. Shifrat tregojnë qartë mungesën e hapësirave për lojtarin, i cili deri në këtë fazë të edicionit nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar nga minuta e parë.
Përveç mungesës së minutave, trajneri Luciano Spalletti ka shprehur së fundmi pakënaqësinë e tij të hapur me paraqitjet e Zhegrovës, duke e lënë jashtë planeve të tij kryesore. Ky zhvillim shton ndjeshëm pikëpyetjet rreth vazhdimësisë së futbollistit kosovar në elitën e futbollit italian dhe e bën thuajse të pashmangshëm një largim në merkaton e dimrit.
Sulmuesi anësor pritet të kërkojë një ambient të ri ku mund të gjejë vazhdimësinë e munguar dhe të tregojë potencialin e tij të plotë në fushën e blertë. Mes klubeve të interesuara për të siguruar shërbimet e tij ka dalë së fundmi në skenë emri i Besiktasit, duke e bërë skuadrën turke një nga kandidatët kryesorë për transferimin e tij.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

