Hyn në fuqi marrëveshja, sërish lëvizje e lirë kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ka hyrë këtë të premte në fuqi sërish marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo marrëveshje do të jetë aktive deri në muajin tetor, ndërsa pritet të ripërtërihet edhe në muajt dhjetor dhe janar, si dhe gjatë fundjavave.
Ajo parashikon shmangien e qëndrimit të automjeteve në radhë në kufi, si dhe lehtësimin e procedurave, ku kalimi bëhet pa kontroll të detajuar të letërnjoftimeve apo pasaportave, përveç rasteve të dyshuara.
Zbatimi i saj ka shmangur pritjet e gjata në kufi.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë në territorin e Shqipërisë rreth 15 mijë shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga Kosova.
Lëvizja e përshpejtuar ka vënë në funksion plot 11 sportele në pikën kufitare të Morinës, duke mundësuar zbatimin pa pengesa të marrëveshjes.
Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar rreth 37 mijë qytetarë, nga të cilët 25 mijë kanë hyrë në territorin shqiptar.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
