Krimi makabër/ U dhunuan për vdekje, dalin pamjet nga banesa ku u gjetën të vdekur çifti i të moshuarve në Dropull

Këto janë pamjet nga banesa ku u gjetën të vdekur çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia.
Trupat e pajetë të viktimave u gjetën nga fqinjët rreth orës 08:00 të mëngjesi të sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë. Ende nuk dihen detaje se kush qëndron pas krimit makabër.
“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.
Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportuan uniformat blu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


