
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, Prokuroria çon për gjykim “shoferin” e autorëve. Ja akuzat

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga atentati mafioz që la të vdekur me breshëri plumbash Gentian Bejtjan, në oborrin e banesës së tij, në Larushk të Fushë-Krujës, prokuroria e Tiranës njofton se ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim njeriun që dyshohet se ndihmoi autorët për t’u larguar nga vendngjarja, Ilir Beqarajn.
Vrasja në Larush të Fushë Krujës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ kryer në bashkëpunim
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranëpërfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.B. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim,‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’ parashikuar nga nenet78/1 e 23, 278/4 e 289/1 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 1944/2 të vitit 2024, për vrasjen e shtetasit G.B në fshatin Larush tëFushëKrujës, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri I.B. ka konsumuar veprën e mësipërme në rolin e ndihmësit.
Sipas prokurorisë ky shtetas me veprimet e tij aktive ka mundur të largojë autorët e vrasjes nga vendi i ngjarjes, duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen, kjo e dokumentuar edhe nga pamjet filmike të administruara nga prokuroria. Teksa u provua se ky shtetas në kohë të ndryshme me mjetin e tij ka qenë në afërsi të banesës së viktimës.
Nga hetimet rezultoi se në automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegjes së automjetit me të cilin u krye vrasja, është përfituar profil gjenetik i shtetasve, I.B. dhe F.P. të cilët dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen e shtetasit G.B.
Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128