Atentati në Lezhë, gazetari jep detaje: Ja pse Kreshnik Mujeci mbante gjithmonë pranë bashkëshorten!

Gazetari Elton Qyno, në një deklaratë për Top Channel, ka analizuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lezhë, ku u ekzekutua çifti Mujeci, duke lënë pas katër fëmijë.
Ai e lidh këtë krim me një zinxhir ngjarjesh të pazgjidhura dhe me dështimin e sistemit të drejtësisë për të dhënë vendime përfundimtare në kohë.
“E gjithë zanafilla fillon në 2018-ën dhe gjithë thelbi i problemit është pikërisht vendimet e gjykatave, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të dalin me një vendim për t’i dhënë zgjidhje rastit të parë të rëndë ku ka humbur jetën Genc Mhillaj,” -u shpreh Qyno.
Sipas tij, mungesa e një vendimi të qartë ka krijuar terren për përshkallëzim të dhunës, duke e çuar çështjen në vetëgjyqësi.
“Drejtësia jonë nuk është në gjendje që të verë pikat mbi se kush e vrau. Pavarësisht se bëhen letra dhe gjykatat janë kthyer në kombinat letrash, në fund një gjykatë thotë kështu, një gjykatë thotë ashtu. Kthehet prapë për rigjykim dhe çështja është në apel. Në pamundësi për t’u gjykuar shpejt dhe në apel, atëherë hyn gjykimi paralel dhe hetimi paralel… fillon breshëria e automatikut. Pra, siç ma bëre në 2018, po ta bëjnë në 2026-ën. Më vrave babën, po të vras edhe unë ty dhe kaq”, tha gazetari.
Sipas gazetari Elton Qyno kjo ngjarje ka rrezik të mos e ketë këtu fundin, ai përmendi rastin e Nikuljave në Shëngjin
“Janë katër fëmijë… nëse kjo vazhdon, do të vazhdojë. Unë parashikoj një fund tragjik mes dy familjeve. Identik siç filloi rasti me Nikulajn. Në momentin që u vra Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, filloi një kasaphan që deri tani është numëruar pesë apo gjashtë viktima. Në vend që të mbyllej dhe të shkonin palët drejt një pajtimi, shkoi akoma dhe më keq, ku të dyja palët filluan të vrisnin edhe njerëz të pafajshëm brenda dy familjeve”, tha ai.
Një element tjetër i rëndë i kësaj ngjarjeje, sipas tij, është fakti që viktimë mbeti edhe bashkëshortja. Gazetari Elton Qyno tha se Kreshnik Mujeci lëvizte gjithmonë me bashkëshorten pasi kishte frikën e një hakmarrje të mundshme.
“Problemi i kësaj ngjarjeje është tjetër gjë, sepse u vra gruaja. Zakonisht, në dijeninë time, bashkëshorten ky e lëvizte gjithmonë me vete edhe për faktin që mbante armë dhe për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, nëse do të kapej, armën pa leje t’ia merrte e shoqja”, tha ai.
Elton Qyno shtoi se autori që dyshohet se ka qëlluar është person në kërkim që nga janari i këtij viti, pavarësisht statusit në kërkim, autori ka arritur të organizojë krimin, ku duket qarte dështimi institucioneve.
“Autori kryesor që dyshohet se ka organizuar dhe qëlluar është Adriano Mhillaj. Që nga janari 2026 ka qenë në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkodrës për kanosje me armë dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit. Që nga kjo kohë deri më tani, ky jo vetëm që s’është kapur, por ka pasur luksin të organizojë, të mobilizojë, të gjejë armët, makinat, personat dhe më pas objektivin dhe ta ekzekutojë. Pra nga një masë shkojmë në një masë të dytë ‘arrest në burg’ dhe shteti sot e kësaj dite akoma s’e ka kapur", tha Qyno.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128