Partitë opozitare paralajmëruan bojkot, shtyhet me disa orë seanca në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri

28 Prill 2026, 11:12 / KOSOVA ALFA PRESS

Partitë opozitare paralajmëruan bojkot, shtyhet me disa orë

Seanca në Kuvendin e Kosovës është shtyrë sërish, këtë herë me disa orë.

Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mbërritën në sallë për vazhdimin e seancës për votimin e presidentit të ri të vendit në ditën e fundit të afatit kushtetues.

Vazhdimi ishte paraparë për në orën 10:00, por u shty për në orën 14:00.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar se do të bojkotojnë këtë seancë meqë e konsiderojnë anti-kushtetuese.

Gjatë së hënës, me vetëm 64 deputetë në sallë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi me votimin për president. 63 vota mori kandidatja Feride Rushiti dhe një votë ishte e pavlefshme.

Në garë është edhe ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Hatixhe Hoxha e cila nuk mori asnjë votë.

Seanca e mbrëmshme cilësohet si anti-kushtetuese për shkak që duhen 80 deputetë për kuorum për të vazhduar me seancën për zgjedhjen e presidentit.

 

Po ndodh...