Kosovë/ Ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon në ora 14:00
Kryekuvendarja, Albulena Haxhiu ka njoftuar për shtyerjen e seancës për presidentin për në ora 14:00. Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë prezent në sallë. Ajo tha se nuk ka marrë njoftim me shkrim nga asnjë prej tyre për arsyet e mungesës.
“E ftoj opozitën sërish që të vijnë në seancën për zgjedhjen e presidentit të cilën e kemi nisur dje dhe për t’i dhënë mundësinë atyre që të jenë të pranishëm në këtë seancë. Po e vazhdojmë këtë seancë në ora 14:00”, tha Haxhiu.
Seanca u nis, mes akuzave për puç kushtetues. Në sallë prezent ishin vetëm deputetët e VV-së, pa kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh.
Seanca po bojkotohet nga opozita, të cilët kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.
Për këtë pozitën e presidentit, VV-ja ka Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Kjo seancë ka nisur mbrëmë dhe është ndërprerë pasi u mbajt një votim që u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128