Lajm i mirë për Arbeloa-n, Mbappe mund të jetë në “El Clasico”

Në letër, La Liga praktikisht është e mbyllur, në një kohë kur diferenca prej 9 pikësh mes Barcelonës dhe Real Madrid konsiderohet shumë e madhe 5 java përpara fundit të sezonit. Matematikisht, Barça mund të festojë titullin në javën e 35-të, në ”El Clasicon” përballë Real Madrid, ky do të ishte skenari perfekt për ekipin e Hansi Flick, por Reali do të bëjë gjithçka për të shtyrë sa të mundet këtë festë, ose të paktën të mos festojnë në “El Clasico”.
Lajmi i mirë për Arbeloa-n është fakti se dëmtimi i Kylian Mbappe nuk ka rezultuar aq i rëndë sa mendohej, madje sulmuesi francez mund të jetë në fushë për sfidën kundër Real Madrid në program për t’u zhvilluar më 10 maj. E sigurt është se Mbappe humbet sfidën e radhës, atë kundër Espanyol.
Në të njëjtën kohë, në Madrid vijon puna për të ndërtuar sezonin e ri. Shanset që Arbeloa të konfirmohet janë thuajse zero pasi presidenti Perez po punon për të gjetur një trajner të ri. Në Spanjë, mediat bëjnë me dije se presidenti Perez është njoftuar zyrtarisht mbi dëshirën e Jose Mourinho-s për t’u rikthyer edhe një herë në Madrid. “Speciali” kërkon një shans të dytë dhe Perez po e merr në konsideratë këtë opsion, tekniku portugez shihet si profili ideal për të udhëhequr Realin në këtë moment të vështirë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128