Atentati në Shkodër/ Policia dyshimet se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi!

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale po heton një rast të rëndë vrasjeje, ku dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.
Sipas burimeve, makinat e viktimave kanë hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe kanë kryer disa lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit.
Hetuesit kanë sekuestruar mbi 35 gëzhoja në vendngjarje, duke e bërë këtë një skenë delikate për hetim.
Makina e djegur e autorëve nuk ka dhënë informacion të vlefshëm deri tani, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri.
Megjithatë, ajo është dërguar për ekspertim në shpresën se mund të zbulohet ndonjë detaj.
Pjesa tjetër e hetimit është përqendruar te kamerat e sigurisë, por janë hasur vështirësi të shumta.
Në zonën e ngjarjes, disa kamera mungojnë, ndërsa ato që ekzistojnë shpesh nuk kanë server për ruajtjen e pamjeve. Disa kamera janë të koduara dhe janë marrë për t’u analizuar në laborator.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
