“I rregullova të katërt!”- Urdhëroi vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, zbardhet mesazhi Aurel Hoxhës në SkyECC

27 Shtator 2025, 22:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

“I rregullova të katërt!”- Urdhëroi vrasjen dhe


Sipas hetuesve, Hoxha flet për viktimën e katërt në familjen Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit e Hajredin Lleshi dhe zhdukur Artan Lleshi.

Kujtojmë se Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh u njoh në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas avokatit të tij Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura ai mohoi përfshirjen në vrasje, ndërsa mbrojtësi kërkoi pavlefshmërine e komunikmeve në Sky ECC, përmes të cilave SPAK thotë se mundi të hedhë dritë mbi vrasjen për motive gjakmarrje.

Sipas SPAK, Sabah Nuzi e kreu vrasjen kundrejt pagesës për llogari të Aurel Hoxhës alias Kolaverit, i cili dyshohet se e urdhëroi krimin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij Agim Hoxha u ekzekutua dhe më u pas dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi, kushëriri i Klevis Lleshit.

Samet Loka, pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, u la nën masën e arrestit në shtëpi, pasi ndaj tij rëndojnë dyshimet për pastrim parash e grup kriminal.

Kreu i grupit Aurel Hoxha është shpallur në arrati, ndërsa Sajmir Kolaveri që dyshohet se kishte rolin e ndërmjetësit mes tij dhe autorit të vrasjes është arrestuar në Itali dhe pritet ekstradimi.

SPAK po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi 4 vrasjet e tjra në familjen Lleshi, më e fundit ajo e Arben Lleshit në burgun e sgurisë së lartë peqin, ku vuante dënimin për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe. Aurel Hoxha dyshohet ndërkohë edhe për trafik kokainë e pastrim parash.

 

Po ndodh...

ide