Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtuesi i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij në SPAK.
Kujtojmë se në shkurt të 2018, Dashamir Xhika, asokohe drejtues i autoritetit rrugor u arrestua për korrupsion.
Bashkë me të, përfunduar në qeli edhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qorduka.
Akuza e ngritur ishte se kishin abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Pas hetimeve, prokurorët e prokurorisë së krimeve të rënda nuk gjetën prova për të vërtetuar korrupsionin. Si pasojë, në tetor të 2018 ata ia kaluan dosjen prokurorisë së Tiranës për të hetuar për shpërdorim detyre.
Dosja e madhe e korrupsionit të rrugës Tiranë-Elbasan u shfry dhe zyrtarët u liruan nga burgu.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

