Seanca rinis sërish me tensione! Deputetët e PD bllokojnë foltoren, përplasen me kryetarin Peleshi

18 Qershor 2026, 12:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Seanca rinis sërish me tensione! Deputetët e PD bllokojnë

Me tensione ka nisur sërish seanca plenare në Kuvend, pasi demokratët nuk kanë pranuar të lëshojnë foltoren. Pas pak minutave debat dhe faktin që demokratët nuk pranonin të tërhiqeshin edhe të vijohej me rendin e ditës, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar një orë pushim.

Gjithçka nisi pasi u paraqit rendi i ditës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas iu dha fjala ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të paraqitur konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, opozita bllokoi foltoren duke kërkuar diskutim procedural.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se fjala për procedurë ishte dhënë më herët, pas paraqitjes së kalendarit të punimeve, por sipas tij ajo nuk është respektuar nga folësit, të cilët kanë folur për gjithçka dhe vetëm për çështje procedurale nuk e kanë marrë fjalën.

Ndryshe mendon Partia Demokratike, e cila bllokoi foltoren duke kërkuar që t’i jepej fjala kryetarit të selisë blu, Sali Berisha.

Po ndodh...

ide