Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në Spak

19 Janar 2023, 10:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në

Sot është paraqitur në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.

Ish-kryebashkiaku i është përgjigjur fletëthirrjes së Prokurorisë së Posaçme, duke u paraqitur disa minuta më parë. Nuk dihet nese Roshi ështe marrë si person nën hetim apo jo. Priten detaje rreth paraqitjes së Roshit në këtë institucion.

Elvis Rroshi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Kavajës në Maj të vitit 2016 pasi deklaroi publikisht se është dënuar nga drejtësia italiane.

Nga dëshmia e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane publikuar nga opinion.al, Roshi rezulton se ka qenë i dënuar disa herë në Itali. Dënimi i parë është dhënë në vitin 1992 për dhunë. Krim ky i përsëritur edhe herë të tjera. 

Në dokument thuhet:

Sipas sentencës së trupës gjykuese së Gjykatës së Apelit për minorenët të datës 28 shkurt 1995 konfirmojnë se vendimi dhënë në 13 nëntor 1992 nga trupi gjykues  i Shkallës së Parë: Dhunë njerëzore, 2. Rrahje, 3. Për përsëritje të vazhdueshme të veprave penale jepet dënimi me 1 vit e 4 muaj.

Vendimi gjykatës:

Në 2018- ën ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ai u dënua me 7 muaj e 15 ditë burg, por nuk do të shkojë asnjë ditë në qeli. Ai kreu dënimin duke bërë 60 orë punë të papaguar në shërbim të publikut.

Roshi përfitoi uljen e një të tretës për shkak të zbatimit të gjykimit të shkurtuar dënimi shkoi në 5 muaj. Bazuar edhe në faktin se Rroshi ka konsumuar një pjesë përmes qëndrimit në masën “arrest shtëpie”, përfundimisht gjykata vendosi të pezullojë kohën e mbetur dhe ta konvertojë atë  me punë në interes të publikut.

Sipas prokurorit Enklid Gjini, i pandehuri Rroshi kishte konsumuar veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, kur nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim për akuzën e “përdhunimit” në vitin 1995 në Itali, një vendim për dëbimin nga vendi fqinjë, si edhe pesë emra të përdorur prej tij gjatë viteve. Prokurori tha se informacionet për Rroshin ishin marrë në Itali, Gjermani e Zvicër.

Përmes avokatit Maksim Haxhia, Rroshi tha se pranonte akuzën dhe shfaqte pendesë të thellë.  Avokati tha se Rroshi është dënuar në mungesë në Itali në vitin 1995 dhe se me kërkesë të tij, kjo çështje është rihapur aktualisht në vendin fqinj ku po rigjykohet. 

 

Po ndodh...

ide