Ishte duke punuar tokën, 20 vjeçarin e zuri poshtë zetori duke i marrë jetën
23 Qershor 2023, 12:53 / AKTUALITET

Një aksident është shënuar ditën e djeshme në Peqin me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari. I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur. Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

