Operacioni antidrogë/ Asgjësohen mijëra bimë kanabis në Shkodër, një i arrestuar dhe 5 në kërkim

Një person është arrestuar në Shkodër dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Kjo vjen në kuadër të operacionit ‘Alpe të pastra’ që po kryhet nga policia në zonën e Shkodrës. Nga kontrollet janë gjetur dhe asgjesuar në total 4999 bimë kanabis.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.
I arrestuari dhe pesë të shpallurit në kërkim janë banues në fshatrat ku janë zbuluar bimët narkotike. Kjo fazë e operacionit u zhvillua gjatë tre ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

