Itali-ANSA/ Nuk ishin marokenët, përplasja e përgjakshme me armë ndodhi mes grupeve shqiptare për larje hesapesh

9 Mars 2024, 23:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali-ANSA/ Nuk ishin marokenët, përplasja e përgjakshme me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbasditen e sotme Italinë, ku mbeten të vrarë dy shqiptarë.

Në fillim u tha se ishte një përplasje me armë mes një grupi shqiptar dhe një grupi maroken. 

Po sipas medias italiane Ansa.it, përplasja ka ndodhur mes grupeve shqiptare. 

Ansa.it shkruan se shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve mes këtyre dy grupeve për riorganizimin e zonave të trafikut të drogës dhe prostitucionit, të goditura javët e fundit nga një sërë operacionesh që kanë çmontuar strukturën e mëparshme komanduese.

Kjo është hipoteza mbi të cilën policia italiane po heton mbi pritën vdekjeprurëse që ndodhi në qendrën Via Aldo Moro në Frosinone.

Viktimat ishin ulur në një tavolinë në restorant, më i riu 22 vjeç dhe më i madhi 25.

Dy prej tyre – sipas policisë edhe me kombësi shqiptare – kanë mbërritur me një Lancia Ypsilon pak para orës 19.30 dhe kanë nisur të debatojnë me ta. 

Pas disa debatesh, njëri nga burrat që doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi me të shpejtë një seri të shtënash, duke goditur të katër personat në tavolinë.

Dy prej tyre mbetën të shtritë në tokë, dy të tjerët u përpoqën të strehoheshin, ndërsa dy sulmuesit u larguan në këmbë, duke braktisur Ypsilon-in që duket se ishte marrë me qira.

Pas pak minutash në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe hetuesit e Skuadrës Fluturuese. 

Kryebashkiaku i Frosinone-s Ernesto Liguori është shprehur:

"Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj vetëm që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin"

 

Po ndodh...

ide