Iu gjetën kanabis dhe 12 mijë euro, pranga 23 vjeçarit në Fier

12 Tetor 2024, 16:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Iu gjetën kanabis dhe 12 mijë euro, pranga 23 vjeçarit në
Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap me kanabis në automjet.

Sipas policisë, pas një kontrolli të ushtruar në dy automjete të tij të parkuara në oborrin e banesës, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 12.000 euro.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njoftoi se shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë,  kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. K., 23 vjeç, banues në fshatin Remas, Divjakë.

Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, u gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më pas, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve të DVP Fier, u krye një kontroll në dy automjete të tjera të parkuara në oborrin e banesës së tij, ku u gjet dhe u sekuestrua sërish një sasi e vogël cannabis sativa, si dhe 12,000 euro.

Po ndodh...