“Jam imun nga retorika politike dhe mediatike”, kreu i SPAK Dumani flet për për herë të parë për presionet publike!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në një tryezë diskutimi u është përgjigjur sulmeve të egra të Sali Berishës dhe enturazhit të tij politik-mediatik. Ai deklaroi se është imun nga retorika politike, e cila shpesh herë e ka përfshirë në akuzat e saj. Dumani i qetë deklarojt, se për nuk ka asnjë lloj ndikimi në punën e tij. Deklaratat i dhe në një tryezë të Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.
“Retorika politike apo presioni mediatik te unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK.
Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore.”, tha ai.
Duke u ndalur te çështjet me natyrë korruptive, Dumani tha se këto dosje janë të vështira për t’u hetuar.
“Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik.”, theksoi ai.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128