Janullatos u dërgua për mjekim në Athinë, Kisha Orthodhokse: Ja si paraqitet gjendja e Kryepeshkopit

Një ditë pasi Kryepeshkopi Anastas Janullatos u dërgua me një avion ushtarak për mjekim në Athinë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë thotë se gjendja shëndetësore e klerikut është stabël.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte i shtruar prej disa ditësh në një nga spitalet e Tiranës. Gjendja e tij paraqitej përgjithësisht e stabilizuar, por për diagnostifikim më të specializuar, mjekët sugjeruan të dërgohet jashtë dhe dje, më datë 3.01.2025, u dërgua në Athinë.
Sipas deklaratës së mjekëve të spitalit të Ungjillëzimit, në Athinë, ku po trajtohet, me gjithë historikun e tij të sëmundjeve të ndryshme, gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe po ndiqet nga mjekët specialistë“, thuhet në deklaratë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

