Kërcënoi 45-vjeçaren se do ti publikonte foto personale, arrestohet
7 Shkurt 2024, 14:07 / AKTUALITET

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, është arrestuar nga policia e Orikumit (Vlorë).
Në pranga u vu Adion Xhuveli, 42 vjeç, banues në Orikum.
“Gjykata e Vlorës e ka dënuar 42-vjeçarin me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’, pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash”, njoftoi policia.
Të njëjtat burime shtuan se aksioni për ndalimin e tij erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasit në kërkim”.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

