Kodi i ri Penal/ 4 deri në 12 vite burg kush i dëmton organin gjenital një vajze apo gruaje

Në Kodin e ri Penal të bërë nga Arben Rakipi i Shkollës së Magjistraturës, vagina është i vetmi organ i trupit të njeriut që ka marrë “status special”, teksa truri, zemra apo organet e tjera janë lënë në harresë.
Sipas Kodit të ri Penal, dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore do të dënohet me burgim nga katër deri në 12 vjet burgim. Gjithashtu, specifikohet edhe rrethanat se kur konsiderohet “dëmtimi i rëndë” i vaginës, ku bëhet fjalë kur kemi prerje, infibulim ose kryerje e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit.
I njëjti dënim është edhe për personat që i kërkojnë apo i shtrëngojnë vajzat dhe gratë që të kryejnë aktet e mësipërme
Gjymtimi i organeve gjenitale femërore
1. Dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.
2. Do të vlerësohen si dëmtim i rëndë i organeve gjenitale femërore sjelljet e mëposhtme të qëllimshme:
a) prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit;
b) shtrëngimi ose kërkesa ndaj një gruaje që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”;
c) provokimi, shtrëngimi ose kërkesa ndaj një vajze që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
