Kokainë dhe baste sportive në lokal, në pranga pronari! 14 të tjerë nën hetim, mes tyre një polic

Një lokal i përshtatur për baste sportive dhe për shitje dhe konsum të lëndëve narkotike është zbuluar nga policia në Korçë.
Si rezultat është vënë në pranga pronari i lokalit, ndërsa ka nisur hetimit për 14 persona të tjerë që gjendeshin në lokal.
Gjithashtu është proceduar edhe një punonjës policie, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
“U arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij, në fshatin Bulgarec, Korçë, u konstatua se 57-vjeçari kishte përshtatur ambientin për kryerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për 14 shtetas të tjerë, të cilët, edhe pse kishin dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, nuk e kallëzuan tek organet policore.
Për shkak se ishte prezent në këtë ambient dhe nuk ka kryer detyrimet që rrjedhin nga ushtrimi i detyrës, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin D. L., me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë. Njëkohësisht, ndaj tij filloi edhe hetimi disiplinor”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lokal janë gjetur dhe sekuestruar 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, një sasi monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke, një automjet, 8 celularë, letra bixhozi dhe çipsa që shërbejnë për ushtrimin e lojërave të fatit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128