Konflikti me thikë në zjarrfikësen e Kavajës, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
2 Maj 2024, 13:19 / AKTUALITET

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për ngjarjen në Zjarrfikësen e Kavajës, ku një zjarrfikës goditi me thikë dy kolegët e tij.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.”, sqaron AMP.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

