Konflikti për pronën/ Vrau fqinjin, vihet në pranga autori!

29 Tetor 2022, 09:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konflikti për pronën/ Vrau fqinjin, vihet në pranga autori!

Policia e Pogradecit arreston Fatmir Manellarin, i shpallur në kërkim prej 2 muajsh. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, Safet Hyskollari.

Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga SHBA.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator ku Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht.

Mësohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

 

Po ndodh...

ide