Kontrollet e SPAK dhe BKH në Tiranë, gazetarja: Hetime në bashkëpunim me autoritetet italiane për disa zyra “call center”
17 Janar 2026, 09:17 / AKTUALITET

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kontrollet e SPAK dhe BKH të zhvilluara ditën e djeshme, 16 janar, në disa zyra “call center” në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulleluksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë.
Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.
SPAK nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi vazhdon.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Nga Irena Beqiraj
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
