Krujë/ Manovra të rrezikshme në rrugë, përfundon në pranga 53-vjeçari që drejtonte makinën i dehur
19 Shkurt 2025, 14:13 / AKTUALITET

Shërbimet e Policisë Rrugore në Krujë kanë arrestuar një 53-vjeçar, pasi e kanë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke bërë manovra të gabuara në rrugë.
Gjatë kontrolleve rutinë për kontrollin e sigurisë rrugore në Fushë Krujë, policia i ka bërë shenjë për ndalim drejtuesit të një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe një testi alkoolik, u vërtetua se drejtuesi i automjetit, shtetasi B. B., kishte një nivel alkooli në gjak prej 2.12 mg/l, që është mbi kufirin e lejuar.
Shtetasi B. B., banues në Fushë Krujë, u arrestua në flagrancë për shkeljen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt.”
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
