Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash, këshillohet kujdes në këto akse

6 Prill 2025, 12:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe

Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.

Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.

Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.

Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128