“Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen statutin në Letër Bakalli”/ Dashnor Sula: Kush i përfaqëson demokratët e besimit të krishter në Elbasan?

6 Prill 2025, 12:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen statutin në

Dashnor Sula, i cili u la jashtë listave të Partisë Demokratike ka kritikuar, duke thënë se të krishterët në qytetin e Elbasanit janë lënë pa asnjë përfaqësim në listat për deputetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula thekson se është zhdukur lista e kandidatëve, e  deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

“Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?”, shkruan Sula, i cili në fund ironizon duke thënë: “Lista është për primarin jo demokratët”.

Kush i përfaqëson Demokratët e besimit të krishter në listën e PD në Elbasan?!

Zhdukja nga lista e kandidatëve, e  deputetit që mbështet shtetin ligjor dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Injorimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike të Elbasanit duke i djegur e bërë hi votat e tyre në Primare.

Mos përfaqësimi i 6 bashkive nga 7 që ka qarku Elbasanit me kandidatë në listën e kandidatëve për deputetë.

Diskriminimi dhe përçmimi që u është bërë Demokratëve dhe votuesve të zonave rurale në Qarkun e Elbasanit duke mos i përfaqësuar me emra në listë të mbyllur, nuk janë të vetme të probleme në listë e kandidatëve të PD për deputetë.

Pyetje për Kryestrategët e Kryemagjistarët që bërën listat e kandidatëve të PD, kush do ti përfaqësojë votuesit demokrat të besimit të krishter në Elbasan pas 11 majit?

Deri në fund të këtij mandati i ka përfaqësuar denjësisht, me shumë përkushtim dhe integritet Doktoresha Zheni Gjergji, por pas Shtatorit të këtij viti KUSH?

Kryemagjistarët e listave të PD e kthyen STATUTIN  e Partisë demokratike në Letër Bakalli, votat e demokratëve i shnderruan në hi që zhduket pa lënë gjurmë, demokratët e fshatrave i braktisën po ashtu edhe demomratët e komunitetit të Krishterë.

Lista është për primarin jo demokratët.

 

Po ndodh...