
“11 maji do jetë dita e dytë e Verës”/ Berisha nga Elbasani: Do përfundojë dimri më i gjatë që kanë përjetuar shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit.
Në fjalën e tij ai tha se 11 maji, dita kur do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri do të jetë “dita e dytë e verës”.
Në këtë ditë – tha Berisha- do përfundojë dimri më i gjatë që kanë përjetuar ndonjëherë shqiptarët.
“Tre javë më parë unë isha në qytetin e bekuar të Elbasanit për të festuar bashkë me ju festën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, Ditën e Verës, ditën e shpresës, ditën e ndërrimeve të mëdha.
Sot unë rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere dhe kjo do jetë 11 maji.
11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët. 11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. 11 maji do jetë dita kur rrezet e diellit do shkëlqejnë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë.
Për Elbasanin madhështor dhe Shqipërinë madhështore të 4 viteve që vijnë. Elbasani është një qytet i mrekullueshëm. Elbasani historikisht ka qenë qytet i gjallërisë, i kulturës, i vlerave, i dijes, i prodhimit.
Pra ka qenë një qytet me trashëgimi tejet të çmuar. Në 12 vitet e Edi Ramës, Elbasani u shkretua më shumë se në çdo pushtim, më shumë se në çdo luftë. Elbasani në këto 12 vite pa ato që nuk i kishte parë ndonjëherë”, tha Berisha.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128