Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se ka dy rrugë sesi mund të veprojë tashmë, pasi çështja e Aeroportit të Vlorës ka shkuar në gjykatë.
Ai tha se nëse sheh se vendimet e gjykatave shqiptare nuk janë të drejta, mund të drejtohet në Arbitrazh Ndërkombëtar dhe të kërkojë dëmshpërblim. Pacolli deklaroi se si dëmshpërblim mund të kërkojë shuma deri në 250 milionë euro.
Pacolli theksoi se nëse nesër ia japin mundësinë të ndërtojë, për 2 muaj i kryen punimet në Aeroportin e Vlorës.
Behgjet Pacolli: Do shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për vendimet e gjykatave tona, nëse vendimet nuk janë të drejta. Gjykata është e nxituar, sepse nuk është e bazuar në drejtësi. Një mundësi për ta zgjidhur problemin është me akordin bilateral zviceran dhe e dyta është Aerbitrazhi ndërkombëtar. 247 mln duhet të më kthehen. Unë arbitrazh gjatë jetës time kam pasur me qeverinë e Kosovës dhe kam fituar 7 milionë euro, po unë ua kam falur.
Nëse shkoj në Arbitrazh, dëmi do jetë i madh. Nesër po të ma japin lejen, e ndërtoj për 2 muaj aeroportin. Sa i përket ortakëve, nuk kam si të merrem vesh me palën tjetër. Kjo që ka ndodhur duhet të mos ndodhte. Ish-bashkëpunëtori im Valon Lluka më ka vjedhur vazhdimisht, 30 mijë euro në muaj më ka vjedhur dhe e kam denoncuar në Kosovë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128