“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”/ Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua
Rrëzimi i Viktor Orbán në Hungari pas 16 vitesh në pushtet lidhet me përkeqësimin ekonomik, korrupsionin dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Kështu u shpreh analisti Enver Robelli në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa renditi shkaqet kryesore të humbjes së tij në zgjedhjet e së dielës.
“Arsyeja kryesore është ë rënia e standardit ekonomik, stagnimi ekonomik. ë mendoj që më shumë se shqetësimi i hungarezëve për ë demokracinë ka qenë shqetësimi për pakësimin e të hollave në portofolin e tyre, domethënë në kuletën e tyre. Vetëm nga viti 2019 çmimet për artikuj ushqimor në Hungari janë rritur për 80% dhe shumë njerëz këtë e kanë vërejtur domethënë në buxhetin e tyre familjar. Mendoj që kjo është arsyeja kryesore. arsyeja e dytë është që kësaj here kishim një opozitë të përbashkët, të bashkuar ë dhe nuk ishte një opozitë e përçarë si në katër zgjedhjet e kaluara që i ka fituar zoti Orban. Në anën tjetër një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm ka luajtur mllefi i qytetarëve hungarez me korrupsionin galopant të qeverisë të kryeministrit Orban dhe këtu kemi të bëjmë me shuma jashtëzakonisht të mëdha”, u shpreh ai në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Një tjetër element kyç, sipas tij ishte bashkimi i opozitës, e cila këtë herë doli me një front të përbashkët dhe një lider të ri që vinte nga vetë sistemi i Orbán, duke tërhequr votues të zhgënjyer nga qeverisja.
“Përparësia e opozitës kësaj here ishte që jo vetëm që ishte e bashkuar, por kishte dhe një lider i cili ë vinte nga përvoja që kishte krijuar në partinë e kryeministrit Orban dhe i cili në një moment u nda prej kësaj partie duke parë se gjithçka doli nga kontrolli dhe në fakt qëllimi i qeverisjes ishte vetëm plaçkitja dhe një betejë kulturore. Prandaj zoti Mogyar, i cili supozohet që do të jetë kryeministri i ri i vendit u koncentrua vetëm në hallet e përditshme të qytetarëve. Nuk u mor me çështje abstrakte të politikës botërore. Nuk u mor me çështje të cilat kanë të bëjnë me komunitetin e LGBT, me betejat kulturore të kryeministrit Orban. Dhe ky konglomerat i çështjeve i krijoi atij një shans të madh, jashtëzakonisht të madh për të fituar kështu siç fitoi”, u shpreh ai në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Duke përmendur korrupsionin dhe abuzimet me tenderët publikë në shuma miliardëshe, që kanë rritur mllefin popullor, Robelli theksoi se ndikim pati edhe bllokimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për shkak të shqetësimeve mbi shtetin e së drejtës.
“Në Hungari sipas raporteve të ndryshme, ka pasur dyshime serioze që vetëm brenda një viti grupi i njerëzve të afërt me Orbanin, nga tenderët publikë kanë zhvatur deri në 5 miliard euro. Po flas çdo vit, jo gjatë një mandati. Njëra ndër arsyet se kaq shumë njerëz kanë marrë pjesë në zgjedhje janë edhe gati 20 miliard që i ka bllokuar Unioni Evropian për shkak se ë kryeministri Orban e ka dizajnuar shtetin në atë mënyrë që ai është vetëm në shërbim të tij dhe kjo është arsyeja pse unioni europian ka bllokuar aq shumë aq shumë miliarda”, theksoi ai në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij ndryshimi erdhi nga brenda sistemit, ndërsa një model i tillë është i vështirë të përsëritet në Shqipëri pa një figurë të re që mobilizon elektoratin.
“Në Shqipëri mendoj që ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse shfaqet një figurë e re politike. Tani për tani mendoj që më shumë ka një menaxhim të status quo-së mes grupeve të ndryshme politike, por nuk shihet një figurë në opozitë, e cila mund të mobilizojë mobilizojë masat e gjëra të qytetarëve. Ka një lloj apatie të madhe dhe në Hungari ka qenë kështu një kohë të një kohë të gjatë deri në një moment kur dikush brenda establishmentit u shfaq dhe tha mjaft më. Unë një figurë të tillë tani për tani nuk e shoh në opozitën shqiptare, ose në atë çfarë ka mbetur nga opozita dhe nuk shoh përkundër disa përpjekjeve të vogla. Nuk shoh as në Partinë Socialiste një figurë që ka një potencial që mund ta sfidojë kryeministrin aktual përkundër të gjitha atyre aferave korruptive me të cilat përballet Shqipëria viteve të fundit”.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128