BBC: Takim historik, ambasadorët e Libanit dhe Izraelit bisedime në SHBA

14 Prill 2026, 08:38 / BOTA ALFA PRESS

BBC: Takim historik, ambasadorët e Libanit dhe Izraelit bisedime në

Ambasadorët e Libanit dhe Izraelit pritet të zhvillojnë sot bisedime në Uashington, në një takim që konsiderohet historik, pasi është hera e parë në dekada që përfaqësues të të dy vendeve takohen ballë për ballë për negociata të drejtpërdrejta, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve diplomatike mes tyre, shkruan BBC.

Në këto bisedime të rralla pritet të marrë pjesë edhe diplomati i lartë amerikan, Marco Rubio. Takimi vjen vetëm pak ditë pas dështimit të përpjekjeve mes SHBA-ve dhe Iranit për të arritur një marrëveshje mbi konfliktin më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët do të diskutojnë mundësinë e hapjes së rrugës për bisedime të drejtpërdrejta në nivele më të larta midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, autoritetet libaneze kanë shprehur dëshirën që fillimisht të arrihet një armëpushim në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollah.

Megjithatë, Izraeli ka refuzuar këtë opsion, duke këmbëngulur që grupi i mbështetur nga Irani duhet të çarmatoset plotësisht. Vetë Hezbollahu ka hedhur poshtë idenë e bisedimeve dhe ka deklaruar se nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

Përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë pasur pasoja të rënda për Libanin.

Sipas të dhënave, më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur, ndërsa mbi 2,000 persona kanë humbur jetën, përfshirë qindra gra, fëmijë dhe punonjës të shëndetësisë.

 

Po ndodh...

ide