Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli: Vendime e gjykatës të pa baza, pengojnë punimet

13 Prill 2026, 22:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli: Vendime e gjykatës të pa

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me aeroportin e Vlorës, i cili është në proces hetimi nga SPAK.

Edhe pse punimet duhet të kishin mbaruar  që më 28 shkurt, aeroporti ende nuk është gati për shkak se punimet nuk janë vijuar normalisht për shkak të procedurave ligjore dhe mosmarrëveshjeve mes ortakëve në këtë projekt.

Pacolli e cilëson vendimin e gjykatës që ka ndaluar punimet në aeroport si të pa bazuar në ligj dhe sipas tij, gjithçka ka ardhur si shkak pasi e kanë akuzuar se aeroporti i Vlorës i është shitur një kompanie ruse.

Behgjet Pacolli thekson se përsa kohë vendimet e gjykatë vijojnë të pengojnë punimet, aeroporti nuk do të mund të jetë gati këtë verë apo në një të ardhme të afërt

Çfarë po ndodh me aeroportin e Vlorës?

Pacolli: Nuk kam qenë i përfshirë në nënshkrimin e kontratave. Nuk kam nënshkruar. Kam qenë person i informuar. Projektin e Aeroportit të Vlorës e kam pasur me shumë dëshirë. Doja të bëja diçka të bukur në Vlorë. Këtë eksperiencë nuk e kam përjetuar asnjëherë më parë. Një projekt i tillë u trajtua pa asnjë respekt, pa asnjë dëshirë që të ketë sukses projekti. Janë normat që përcaktojnë detyrime e secilit. Nuk jam në dijeni të akuzës së SPAK. Është e pamundur që kompania ime të marrë tender me mangësi. Unë kam ndërtuar disa aeroporte nëpër botë. Ai që i ka fshehur dokumentet t’i gjej atje ku janë. Në dokumentacionin e kemi. Dokumentet janë dërguar, bilancet, referencat dhe janë dërguar konditat e tenderit. Është e pa mundur që ne të vijmë këtu e të konkurrojmë me duar në xhepa.   Nuk mungojnë dokumentet. Ne e kemi kopjen e dokumentacionit. MAPKO ka garantuar kapitalin fillestar prej 5 milionë eurosh. Kemi paguar faturat e punëkryesit. Kredia është garantuar nga MAPKO.

28 shkurt 2026 aeroporti duhet të fillonte operimi, sot aeroporti nuk ka nisur asnjë lloj operimi?

Pacolli: Aeroporti nuk është në punë se infrastruktura nuk është gati. Prej 30 gushtit. MAPKO nuk ka asnjë kontroll te 98%, ne jemi zhveshur nga çdo lloj vendimmarrje me vendim gjykate. Zhveshin po asnjë bazë ligjore. Vetëm nëpërmjet narracioneve që MAKO e ka shitur aeroportin… Sot dalin inxhinierët e mi dhe nuk lejohen të shkojnë në vendin e punës. Me dhunë u është dashur që të ndërpresin punën. Policia e Shtetit vjen dhe më ndërpret punën. Jemi pezulluar se narracioni ka qenë se gjoja se ne e kemi shitur në një kompani ruse.

Po ndodh...

ide