Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Uellsit

13 Prill 2026, 23:57 / SPORT ALFA PRESS

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja mbyll përgatitjet

Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra paraqitet në gjendje shumë të mirë fizike dhe pa probleme dëmtimesh, si dhe e përqëndruar maksimalisht në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Për këtë takim, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion lojtaren Alma Hilaj, e cila do të mungojë për shkak të kartonëve të marrë në dy ndeshjet e para si dhe mbrojtësen Melissa Tom.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet nesër në orën 20:15 (CET) në stadiumin “Stok Cae Ras” dhe do të transmetohet live në FSHF TV.

Po ndodh...

ide