Gjarpërinj në studion e Ferma VIP, Ermal Mamaqi ia fut vrapit

Sfida e radhës në “Ferma VIP” ka sjellë momente paniku dhe të qeshura pafund, jo vetëm për banorët brenda rrethimit, por edhe për vetë opinionistët në studion e spektaklit.
Në kuadër të sfidës, fermerëve iu kërkua të përballeshin me disa gjarpërinj. Atyre iu dha fillimisht detyra e thjeshtë për t’i mbajtur në dorë, me synimin për të avancuar duke i vendosur në trup e më pas rreth qafës.
Por, kjo provë e vështirë mori një kthesë epike kur gjarpërinjtë “vizituan” studion qendrore. Teksa vajza që po i menaxhonte u afrua drejt karrigeve të opinionistëve, reagimi i Ermal Mamaqit ishte i menjëhershëm.
Në pamundësi për të fshehur frikën, ai është ngritur nga vendi duke u larguar: Jo jo, refuzoj!” – dëgjohet të thotë Ermali mes të qeshurave teksa i largohet rrezikut.
Nga ana tjetër, vajzat e panelit kanë dhënë një shembull krejt të kundërt. Opinionistet Einxhel Shkira dhe Armina Mevlani e kanë pritur këtë “sfidë” me sportivitet dhe plot vetëbesim.
Pa asnjë problem dhe pa treguar shenja frike, ato i kanë mbajtur gjarpërinjtë në duar, duke e kthyer reagimin e Ermalit në një nga momentet më komike të mbrëmjes.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128