Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni policor i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë në 3 Call Centera.
Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve.
Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo.
Gjatë kontrolleve janë verifikuar 3 call center, të shpërndarë në 4 ambiente pune, me rreth 300 poste pune në total.
Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.
Gjatë operacionit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ende nuk është vendosur nëse ata do të mbahen në masë ndalimi apo do të lirohen në vijim të hetimeve.
Po ashtu, janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128