Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin, policia arreston shoferin 27-vjeçar! Pas aksidentit, i riu u largua dhe makinën e fshehu në…

6 Prill 2025, 11:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin, policia

Policia e Korçës ka arrestuar shoferin 27-vjeçar të një makine, që një ditë më parë përplasi për vdekje një këmbësor.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale G. M., i cili dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

“Shërbimet e Policisë bënë të mundur  gjetjen e automjetit të  shtetasit G. M.,  i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij”, tha policia.

Vihet në pranga 27-vjeçari, i cili pasditen e djeshme me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetase dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Në vijim të dy informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor ndaluar shtetasin G. M., 27 vjeç, banues në Dërsnik, Korçë.

Shtetasi G. M. dyshohet se dje, rreth orës 17:40, në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen S. Q., 65 vjeçe, dhe u largua nga vendi i aksidentit me automjetin që drejtonte.

Gjithashtu shërbimet e Policisë bënë të mundur  gjetjen e automjetit të  shtetasit G. M.,  i cili e kishte fshehur në garazhin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128