Kush e vrau Gentjan Bejtjan? Ende asnjë pistë apo autor, 25 persona merren në pyetje

18 Mars 2024, 17:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush e vrau Gentjan Bejtjan? Ende asnjë pistë apo autor, 25 persona
Vrasja e Gentian Bejtjas, ish-polic dhe eksponent i njohur i botës së krimit, vijon të jetë ende pa autor.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 marsit, ku Bejtja u ekzekutua me breshëri plumbash kallashnikovi. Deri më tani nuk ka ende asnjë autor të identifikuar, ndërsa mendohet se kanë qënë katër persona që kanë kryer atentatin.

Pak pas ngjarjes ata, janë larguar pa lënë gjurmë, dhe më vonë u gjet i shkrumbuar në fshatin Hasan mjeti i tyre tip ‘Land Rover’, brenda të cilit ndodheshin edhe 4 kallashnikovët.

Mësohet se lidhur me ngjarjen janë marrë në pyetje 25 persona, ndërsa janë mbledhur edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, por edhe në akset rrugore, që lidhin fshatin Larushkë, vend ku u ekzekutua Bejtja, por deri më tani nuk ka ende asnjë pistë, apo gjurmë që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide