Kush i nxori të dhënat për Censin? Elsa Dhuli: Do mbajnë përgjegjësi para ligji

14 Janar 2024, 21:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kush i nxori të dhënat për Censin? Elsa Dhuli: Do mbajnë

Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli tha në “Review” në Euronews  Albania se personat që kanë nxjerrë të dhëna nga rezultatete Censit, para se ato të bëhen publike, do të dalin para përgjegjësisë.

Ajo tha se konfidencialiteti është gjithnjë i detyrueshëm për të gjitha statistikat dhe gjithnjë nënshkruhet një deklaratë nga personat e përfshirë nëmbledhjen apo nëq përpunimin e të dhënave.

“Në radhë të parë unë nuk mund  të diskutoj mbi shifrat, sepse jemi ende në procesin e përpunimit. Në lidhje me rrjedhjen e informacionit, në momentin që informacioni mblidhet ai menaxhohet nga një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe është e pamundur që informacioni të rrjedhë.

Sepse në radhë të parë jo vetëm që i gjithë stafi që ka qenë në terren prej 7500 personash por edhe i gjithë stafi i INSTAT ka nënshkruar një deklaratë konfidencialitetit të informacionit të mbledhur gjatë periudhës së terrenit por edhe tani. Edhe pasi databaza të jetë gati dhe të filloj procesi i prodhimit të indikatorëve.

Ky staf ka të nënshkruar deklaratën e konfidancialitetit dhe mban përgjegjësi për çdo informacion që mund të nxjerrë. Këto shifra nuk kanë dalë nga ne”,-tha Elsa Dhuli.

 

Po ndodh...