“La Repubblica”: Policët italianë mbajnë radhë për të shkuar tek kampi i refugjatëve në Shqipëri
E përditshmja italiane “La Repubblica”, në një artikull të publikuar këtë të mërkurë raporton se efektivët e Policisë italiane janë duke mbajtur radhë për të qenë pjesë e grupit të organeve ligjzbatuese që do të punojnë në kampin për azilkërkuesit në Shqipëri, ku do të strehohen refugjatët afrikanë.
Sipas gazetës italiane, për shkak se piku i “sezonit” të lundrimeve të refugjatëve të paligjshëm në Mesdhe ka kaluar, nga 13 milionë eurot e ndara për mirëmbajtjen e kampit për tre muajt e parë, janë shpenzuar vetëm 1,5 milionë euro.
Media përtej Adriatikut raporton gjithshtu se nuk ka më asnjë datë të saktë se kur do të hapet kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër. Fillimisht punimet janë shtyrë për shkak të diellit të nxehtë të verës në vendin tonë, më pas shirat dhe mungesa e kanalizimeve në Gjadër ka penguar punën.
Por pavarësisht se nuk ka një datë për hapjen e kampit dhe qendrës së përpunimit të kërkesave për azil, “La Repubblica” shkruan se policët, karabinierët, dhe oficerët e tjerë të agjencive italiane po mbajnë radhë për të fituar një vend pune për në Shqipëri. Deri tani raportohet se janë me mijëra kërkesat për të bërë të paktën një tur.
Për shërbimet e tyre, ata do të fitojnë 100 euro në ditë neto, si dhe fjetje dhe ushqim falas. Për momentin struktura është bosh, por edhe në rast se dikush prej azilkërkuesve do të përfundojë në burgun e vogël të ndërtuar për ço rast, raporti është 3 roje për 1 të burgosur. Për krahasim, në burgjet italiane raporti është i kundërti, 1 roje për 3 të burgosur.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128