Laboratori i kokainës, Lala zbardh dëshmitë e dy venezuelianëve/ Njëri pretendon se ka ardhur për mbjellje flokësh, tjetri për …

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Open” në News24 duke folur për operacionin e SPAK të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, ku u zbulua një laborator kokaine dhe u arrestuan 10 persona, ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur.
Lala tha se GJKKO caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg për 10 persona të arrestuar, mes të cilëve 3 janë shtetas të huaj, dy venezuelianë dhe një kolumbian.
“Sipas SPAK, dy shtetasit nga Venezuela do kryenin rolin e kimistëve, duke ndarë drogën nga lëkurët e lopëve që ishin të kriposura ose të regjura.
Në pohimet e tyre, njëri nga Venezuela ka thënë se ka ardhur për mbjellje flokësh në një nga klinikat në Tiranë. Madje ka paraqitur edhe biletën e kthimit.
Shtetasi i dytë nga Venezuela ka pretenduar se ka ardhur për tregti rrobash, do të blinte disa rroba, duke paraqitur edhe fatura.
Shtetasi kolumbian ka pretenduar se i janë mohuar të drejtat e tij, duke mos dhënë sqarime të tjera”, tha Lala.
-
-
-
Agron Llakaj: Bes Kallaku flinte në tavolinën e punës!
18 Nëntor, 22:51 -
-
Putin fton Vuçiçin për një vizitë në Moskë
18 Nëntor, 22:43
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





