Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Nations League, Jashari nderon “Dardanët”

18 Nëntor 2024, 22:56 / SPORT ALFA PRESS

Kosova e mbyll me fitore rrugëtimin në Nations League, Jashari nderon

Muharrem Jashari ishte protagonist në ndeshjen e sotme. Sulmuesi mitrovicas shënoi gol në minutën e pestë, ndërsa u përjashtua me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Dhe më pas Kosova vuajti shumë për ta mposhtur Lituaninë. 

Për sa i përket renditjes, Kosova i ka 12 pikë në vendin e dytë, ndërkohë që ndeshja e ndërprerë me Rumaninë nuk është regjistruar ende. Rumania është e para me 15 pikë. 

Kosova me shumë gjasa do të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve. Dhe do të luaj në play off. Rumania si fituese e grupit, nëse vendimi i UEFA-s nuk ndryshon gjendjen në tabelë, do të avancojë në Ligën B për edicionin e pestë. 

 

Po ndodh...

ide