Qytetarët shembin rrethimin e Luan Lekës në Kakome

21 Qershor 2026, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Qytetarët shembin rrethimin e Luan Lekës në Kakome

Pas paralajmërimeve të shumta, dhjetëra banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome dhe emigrantë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit kanë protestuar këtë të diel në zonën e Kakomesë.

Protestuesit kanë shembur rrethimin që, prej 22 vitesh mbante të izoluar një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të zonës, duke penguar aksesin në tokat e tyre dhe përdorimin e plazhit si nga banorët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.

Banorët prej vitesh kanë ngritur shqetësime dhe kanë akuzuar biznesmenin Luan Leka se për interesa oligarkike ka bllokuar aksesin në plazh prej më shumë se dy dekadash.

 

Po ndodh...

ide